Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    Turistët “pushtojnë” Vlorën/ Pushimet e pranverës, të huajt vizitojnë qytetin bregdetar

    Raporti i KLSH: Barna të skaduara në farmaci! Lista e rimbursimit në shkelje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ukraina konfirmon mbërritjen e avionëve luftarakë F-16/ Zelensky: Kapitull i ri në luftën kundër Rusisë

    August 4, 2024
    Ukraina konfirmon mbërritjen e avionëve luftarakë F-16/ Zelensky: Kapitull i ri në luftën kundër Rusisë

    Ardhja e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë shënon “një kapitull të ri” për Forcat Ajrore. Kështu u shpreh sot (4 Gusht) Presidenti Volodymyr Zelensky, teksa konfirmoi për herë të parë se avionët luftarakë janë në vend.

    Ukraina u kishte kërkuar aleatëve që të transferojnë avionët e lakmuar që nga fillimi i luftës, për të mbrojtur qiellin e saj kundër raketave ruse. Rusia ruan epërsinë ajrore mbi Ukrainën dhe F-16 ofrojnë një përmirësim të konsiderueshëm në armatimin e Kievit. F-16 mund të sigurojnë mbulim ajror për trupat, të sulmojnë objektivat tokësore, të sulmojnë aeroplanët e armikut dhe të përgjojnë raketa, raporton CNN.

    “Kemi mbajtur qindra takime dhe negociata për të forcuar aftësitë e aviacionit dhe mbrojtjes sonë ajrore. Ne shpesh dëgjuam përgjigjen se ishte e pamundur. Tani është një realitet. F-16 janë në Ukrainë. Unë jam krenar për të gjithë njerëzit tanë që po i zotërojnë këto avionë dhe tashmë kanë filluar t’i përdorin ato për vendin tonë”, u shpreh Zelensky.

    Ai tha se u është mirënjohës partnerëve dhe veçanërisht vendeve të para që pranuan kërkesën e Kievit për avionët luftarakë. “Falënderoj Danimarkën, Holandën dhe Shtetet e Bashkuara. Dhe për të gjithë partnerët tanë – ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj”, shtoi presidenti ukrainas.

    Më tej theksoi se “tani është një kapitull i ri në Forcën Ajrore të Ukrainës. Ne kemi bërë shumë për të siguruar që Forcat Ajrore të Ukrainës të kalojnë në një standard të ri të aviacionit – avion luftarak perëndimor”.

    Por Zelensky vuri në dukje se deri më tani, numri që është i disponueshëm i avionëve në Ukrainë dhe numri i pilotëve që tashmë janë trajnuar, nuk është i mjaftueshëm.

    “Megjithatë këta avionë janë në qiellin tonë. Është mirë që ata mbërritën dhe ne mund t’i përdorim ato. Të paktën sot mund t’ju them hapur se mund t’i përdorim ato”, tha ai.

    Por më shumë avionë F-16 pritet të mbërrijnë në Ukrainë dhe “shumë nga njerëzit tanë aktualisht janë duke studiuar dhe trajnuar”. “Unë besoj shumë se partnerët do të gjejnë një mundësi për të zgjeruar platformën e trajnimit për pilotët dhe inxhinierët tanë. Kjo është shumë e rëndësishme për ne”, shtoi ai.

    SHBA-ja u zotua të miratojë transferimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë në gusht të vitit të kaluar, pas muajsh lobimi nga Kievi.

    avione luftarake Lufta në Ukrainë Zelensky
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ushtria izraelite: Disa anëtarë të Hezbollahut u vranë për shkelje të armëpushimit

    April 18, 2026

    Turistët “pushtojnë” Vlorën/ Pushimet e pranverës, të huajt vizitojnë qytetin bregdetar

    April 18, 2026

    Raporti i KLSH: Barna të skaduara në farmaci! Lista e rimbursimit në shkelje

    April 18, 2026

    Eliminimi i Realit dhe Barcelonës nga Champions, Ancelotti: Skuadra më e fortë është…

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.