Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Turpëruan Brazilin 7-1 në 2014-ën, dy ish-lojtarët e Gjermanisë dhurojnë momente speciale pas fitores ndaj Kuraçaos

    Nëna denoncon zhdukjen e të birit/ Policia: Punohet për gjetjen e 16-vjeçarit

    Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO/ Të pandehurit për vr*sjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Ukraina ka humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk

    November 24, 2024
    Ukraina ka humbur mbi 40% të territorit të pushtuar rus në Kursk

    Ukraina ka humbur mbi 40 për qind të territorit në rajonin rus të Kurskut, të cilin e pushtoi gjatë një sulmi të papritur në muajin gusht. Humbja e territorit vjen pas një vale sulmesh dhe kundërsulmesh të ushtrisë ruse, tha një burim i lartë ushtarak ukrainas për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Burimi, i cili punon në Shtabin e Përgjithshëm të Ukrainës, tha se Rusia kishte dislokuar 59,000 trupa në rajonin e Kurskut që kur forcat e Kievit hynë dhe përparuan me shpejtësi, duke e kapur Moskën të papërgatitur rreth dy vjet e gjysmë pas sulmit në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

    “Ne kontrollonim një territor me një sipërfaqe prej rreth 1376 kilometra katrorë, që tani është ngushtuar. Armiku po shton kundërsulmet e tij”, tha burimi. “Aktualisht kontrollojmë një territor prej afërsisht 800 kilometra katrorë. Ne do ta mbajmë këtë territor për aq kohë sa të jetë e përshtatshme nga pikëpamja ushtarake”.

    Me hyrjen në Kursk, Kievi synoi të frenonte sulmet ruse në pjesët lindore dhe verilindore të Ukrainës, të detyronte Rusinë që të tërhiqte forcat që po përparonin gradualisht në lindje dhe t’i jepte Kievit një “armë” shtesë në negociatat e mundshme të paqes në të ardhmen.

    Por forcat ruse po vazhdojnë të përparojnë në rajonin Donetsk, në lindje të Ukrainës.

    Presidenti Volodymyr Zelenskiy është shprehur se beson se objektivat kryesore të Presidentit Vladimir Putin kanë qenë pushtimi i plotë i Donbasit, i cili përbëhet nga rajonet Donetsk dhe Luhansk, dhe largimi i trupave ukrainase nga rajoni i Kurskut.

    “Për Putinin, gjëja më e rëndësishme është të na detyrojë të largohemi nga rajoni i Kurskut. Jam i sigurt se ai dëshiron të na largojë deri më 20 janar”, tha Presidenti Zelenskiy për mediat, duke iu referuar kohës kur Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara do të marrë detyrën. “Është shumë e rëndësishme për të (Putinin) që të tregojë se e ka situatën nën kontroll”.

    Burimi nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës përsëriti se rreth 11,000 trupa të Koresë së Veriut ishin dislokuar në rajonin e Kurskut në mbështetje të Rusisë, por se pjesa më e madhe e tyre po përfundonin fazën e stërtvitjes.

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk iu përgjigj një kërkese të agjencisë së lajmeve Reuters për të komentuar. Reuters nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur shifrat apo citimet e zyrtarit ukrainas.

    Rusia, e cila ka nën kontroll një të pestën e Ukrainës, nuk e ka konfirmuar apo mohuar praninë e forcave të Koresë së Veriut në rajonin e Kurskut.

    PËRPARIMI RUS NË UKRAINËN LINDORE

    Burimi nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se aktualisht rajoni Kurakhove është më në rrezik, pasi forcat ruse po përparonin dhe kishin arritur të depërtonin në disa zona. Marrja e qytetit Krakhove nënkupton përparimin e forcave ruse drejt qendrës logjistike Pokrovsk, në rajonin e Doneskut.

    Rusia ka aktualisht afro 575,000 trupa që luftojnë në Ukrainë, tha burimi, dhe synon të rrisë numrin e forcave në rreth 690,000.

    Rusia nuk i bën publike të dhënat për numrin e forcave në luftime. Agjencia e lajmeve Reuters nuk mundi t’i verifikonte këto shifra./VOA

    Kursk Lufta Ukraine-Rusi Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Turpëruan Brazilin 7-1 në 2014-ën, dy ish-lojtarët e Gjermanisë dhurojnë momente speciale pas fitores ndaj Kuraçaos

    June 15, 2026

    Nëna denoncon zhdukjen e të birit/ Policia: Punohet për gjetjen e 16-vjeçarit

    June 15, 2026

    Sherr brenda kafazit të xhamit në GJKKO/ Të pandehurit për vr*sjen e Renis Dobrës konfliktohen fizikisht

    June 15, 2026

    Manastirin ikonik të Kievit e përfshin zjarri gjatë sulmeve vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.