UKRAINË– Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pasi forcat ruse ndezën një zjarr në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore.
Sa i takon sulmit Zelensky ka fajësuar Rusinë për përdorimin e centralit bërthamor për të shantazhuar Ukrainën, dhe të gjithë Evropën dhe botën.
“Ne presim reagimin e botës, presim reagimin e IAEA. Rusia duhet të jetë përgjegjëse për këtë.”- është shprehur ai duke iu referuar Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Yevhen Yevtushenko, kreu i administratës ushtarake të kontrolluar nga ukrainas në distriktin e Nikopolit, tha se kishte informacione jozyrtare se forcat ruse i kishin vënë flakën një numri të madh gomash automobilash në kullat ftohëse.
Yevtushenko e quajti atë “një provokim, ose një përpjekje për të krijuar panik” dhe siguroi se uzina “po funksionon sa më normalisht të jetë e mundur në kushtet e okupimit”.
Ndërkohë Rusia e akuzoi Ukrainën për ndezjen e zjarrit në territorin e uzinës.
Zyrtari i emëruar nga Rusia në kontrollin e pjesëve të okupuara të Zaporizhzhia, Yevgeniy Balitsky, tha se zjarri ndodhi “si rezultat i granatimeve të qytetit Enerhodar nga Forcat e Armatosura të Ukrainës”./bbc


