Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zyrtari i Mbrojtjes nxjerr shifrat, SHBA shpenzon 25 miliardë dollarë për luftën me Iranin

    Aksident fatal në Fier-Seman, humb jetën një 65-vjeçar

    Europol publikon pamjet nga operacioni i Call Center-ave, rrjeti i mashtrimit me 50 mln euro dëme, 900 mijë euro të sekuestruara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “UÇK” marshon në Tiranë, mijëra qytetarë nga Kosova dhe Lugina për drejtësi: Liri për çlirimtarët!

    October 17, 2025

    Një marshim madhështor mbarëkombëtar po zhvillohet sot në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Mijëra qytetarë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar, duke e kthyer këtë të premte në një ditë simbolike bashkimi kombëtar.

    Qindra ish-luftëtarë të UÇK-së, të veshur me uniforma ushtarake dhe me emblemën karakteristike në krah, u nisën nga Kosova drejt Shqipërisë, ku në pikën kufitare u pritën me përshëndetje ushtarake. Drejtuesit e policisë së të dyja shteteve u dekoruan në shenjë mirënjohjeje, ndërsa kalimi u zhvillua në mënyrë solemne.

    Krahas tyre, dhjetëra motoçiklistë veteranë udhëtuan drejt Tiranës, ndërsa mijëra qytetarë të tjerë morën rrugën me autobusë dhe automjete private, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së, me thirrjen e vetme: “Liri për çlirimtarët!”

    Në këtë lëvizje nuk mungoi as përfaqësimi nga Presheva, që iu bashkua kërkesës për ndalimin e, siç thuhet, “padrejtësive ndaj UÇK-së”.

    Gjatë ditës, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kaloi kufirin në Vërmicë dhe më vonë u mësua se ka udhëtuar për në Shqipëri për çështje private.

    Tirana është sot qendra e thirrjeve për drejtësi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të cilët po mbahen prej pesë vitesh në paraburgim nën akuzat për krime lufte.

    kosova Liri për çlirimtarët! marshim Tiranë UÇK
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zyrtari i Mbrojtjes nxjerr shifrat, SHBA shpenzon 25 miliardë dollarë për luftën me Iranin

    April 29, 2026

    Aksident fatal në Fier-Seman, humb jetën një 65-vjeçar

    April 29, 2026

    Europol publikon pamjet nga operacioni i Call Center-ave, rrjeti i mashtrimit me 50 mln euro dëme, 900 mijë euro të sekuestruara

    April 29, 2026

    KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.