Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e djeshme pasi në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, një grua dhe një burrë u gjetën pa shenja jete pranë një nënkalimi.
Gruaja, 42-vjeçarja Nexhmie Musliu Haradini, u vra me armë zjarri nga 58-vjeçari Arsim Morina, i cili më pas gjithashtu i dha fund dhe jetës së tij.
Kujtojmë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie pasi viktima Nexhmie punonte per Asim Morinës por së fundmi ajo u punësua për dikë tjetër.
Ishte një i afërm i vikitmës ai që zbulon se arsyeja e ngjarjes së rëndë të ketë qenë xhelozia për punëtoren.
Nga një hulumtim i bërë në rrjet mësohet se Nexhmie Musliu Haradini la pas tre fëmijë, një djalë 18-vjeçar dhe dy vajza më të vogla.
Djali i saj, Alaudin Haradini, nëpërmjet një postimi të bërë në I bëri asaj një dedikim prekës: “InshaAllah n’Xhennet Nana jem”.
Ndërsa më tej mësohet se autoritetet vendase po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



