Mediat kosovare para pak çastesh kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Kosovë, ku pronari i një furre buke qëlloi punëtoren pastaj veten.
Bëhet djalë për pronarin e furrës së bukës “Diellza”, 58-vjeçari Arsim Morina I cili vrau ish-punëtoren e biznesit të tij, 42-vjeçaren Nexhmije Haradinaj dhe më pas i dha fund jetës së tij.
Referuar ngjarjeve dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një nënkalim. Si dhe shihen viktimat të shtrirë në tokë, pranë njëri-tjetrit.
Sipas një të afërmi të viktimës, shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia e pronarit.
Viktima, Nexhmije Haradinaj kishte lënë punën te furra dhe së fundmi po punonte për dikë tjetër.


