TIRANË– Ka përfunduar operacioni për nxjerrjen e trupit të pajetë të nipit të Nehat Kullës te ura në fshatin Fshat nga Forcat Renea.
Autoritetet e kanë gjetur trupin e pajetë të nipit të Kullës, djali i vellait. i cili u vetëhodh mbrëmjen e së hënës (8 Dhjetor) nga ura e fshatit Fshat në bashkinë Klos. Burimet bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Klodian Kulla.
Nehat Kulla, i ndarë nga jeta në vitin 2020 një vit pas daljes nga burgu, ishte figurë e njohur e botës së krimit në vitet ’90, i quajtur shpesh nga media “gjenerali”. Ai udhëhoqi një nga bandat më të njohura të kryeqytetit gjatë trazirave të vitit 1997 dhe u dënua me 20 vite burg për vrasjen e Halim Gjuzit në Golem, shoferit të ish-ministrit të Brendshëm Halit Shamata./Radar.al



