Armando Broja rikthehet në fushën e blertë. Ai luajti më 25 nëntor ndeshjen e parë zyrtare, pas një dëmtimi të gjatë në tendinë.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare luajti pjesën e parë me Everton U-21 në transfertën e Uotford U-21.
“Është bukur të kthehesh prap në fushë. Ka kaluar pak që nga dëmtimi im, prandaj është një ndjenjë e bukur të kthehesh, të luash, ta ndjesh lojën, të kthehesh në fushën e blertë dhe të luash me një buzëqeshje në fytyrë. Me të vërtetë e shijova dhe mezi po pres të vazhdoj dhe me shpresë për t’u kthyer me ekipin e parë”, u shpreh Broja në videon e postuar nga Everton.
Kujtojmë se Broja është i huazuar atje deri në fund të sezonit nga ekipi i Çelsit që gëzon të drejtën e kartonit.


