Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci.
I riu është transportuar fillimisht në spitalin e Lezhës për ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Sipas informacioneve paraprake, ai ka marrë tre plagë nga arma e zjarrit, në shpatull, në bark dhe në këmbë.
Burime mjekësore bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 30-vjeçarit paraqitet e stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë dhe po merren dëshmi për të hedhur dritë mbi motivet e sulmit.


