Milaim Zeka, para disa kohësh u përfol se do të jetë pjesë e Big Brother Vip Kosova në këtë edicon.
Vip Magazine ka mësuar se ai pritet të ulet në karrigen e një prej opinionistëve të programit.
BBVK vjen me disa ndryshime përsa i përket strukturës organizative në këtë edicion.
Kjo pasi produksionit iu bashkua dhe Olsa Muhameti në rolin e producentes ekzekutive.
Nga ana tjetër moderatorët do vijojnë të mbeten Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.
Deri tani mes emrave që janë përfolur për t’u bërë pjesë e këtij formati janë: Meda, Bashkim Sahiti, Mevlan Shaba, Diona Fona, Fatlume Popovci, Arbër Zeka etj.