TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori zyrtarisht të pandehur Erion Veliajn për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Burimet bëjnë me dije se akuzat do t’i komunikohet sot dhe se avokatët dhe Veliaj janë njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria e Posaçme.
Ende s’dihet kryebashkiaku i Tiranës do të lërë për pak orë qelitë e paraburgimit në Durrës për t’u përballur me prokurorët e posaçëm, Altin Dumani dhe Ols Dado. Ajo çfarë mbetet e paqartë është nëse SPAK do ta përcjellë dosjen për në Gjykatën e Posaçme apo do të shtyjë afatet e hetimit.
Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 Shkurtit të këtij viti. Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë për akuzat e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Ditën e djeshme u mor i pandehur dhe iu komunikuan akuzat dhe biznesmenit Abule./Radar.al


