ITALI– Policia italiane ka zhvilluar së fundmi një operacion antidrogë në qytetin e Brescias. Bëhet me dije se nga ky operacion është arrestuar një shqiptar. Në banesën e shqiptarit raportohet se u gjetën 126 kg kokainë e konfesionuar në 109 pako.
Arrestimi i tij erdhi pas një faze hetimi me dyshime të forta për lidhjet e tij me narkotrafikun ndërkombëtar. Autoritetet e Guardia di Finanza informojnë se vlera e kokainës së kapur në banesën e shqiptarit do të sillte një fitim rreth 14 milionë euro./Radar.al
I jep fund bashkëpunimit me menaxherin? Reagon për herë të parë Dafina Zeqiri
11 Maji/ Gonzato: Qeveria dhe Parlamenti të miratojnë një reformë gjithëpërfshirëse elektorale
Kryemadhi paraqitet në GJKKO/ Batuta me gazetarët: Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu


