Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Francezët kryesojnë Airbnb-t shqiptare, 97% e netëve të qëndrimit vijnë nga të huajt

    Zhgënjen Çekia/ Koreja e Jugut e mposht me përmbysje në një pjesë të dytë dramatike

    Aksioni i SPAK/ Ekzekutohen masa sigurie për disa persona, dyshohen për trafik droge

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    11 Maji/ Gonzato: Qeveria dhe Parlamenti të miratojnë një reformë gjithëpërfshirëse elektorale

    May 27, 2025

    KORÇË– Silvio Gonzato, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, ishte në Korçë në kuadër të Javës së Evropës 2025. Gonzato ka folur për zgjedhjet e 11 Majit, duke thënë se është koha tashmë që qeveria shqiptare por edhe parlamenti të miratojë një reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore, e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara e të tashme nga OSBE/ODIHR.

    Pyetur lidhur me qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, Gonzato u përgjigj duke thënë se “çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka patur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat.”

    Pjesë nga prononcimi për mediat:

    Si i sheh zgjedhjet e 11 Majit sipas raportit te OSBE/ODIHR?

    Gonzato: Nuk e di nëse kanë dalë rekomandimet përfundimtare, por natyrisht që kam parë rekomandimet paraprake. Ka patur gjithashtu një deklaratë shumë të qarte nga Brukseli dhe është një element që unë dua ta përmend, që unë e kam shumë kryesor siç e ka thënë dhe përfaqësuesja e lartë Kaja, është koha tashmë që qeveria shqiptare por edhe parlamenti të miratojë një reforma gjithëpërfshirëse zgjedhore e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara e të tashme nga OSBE ODIHR. Rezultati dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë që të ndërmarrë e të kryejë këtë reformë kaq të gjerë sepse me patjetër që i ka numrat. Nga ana tjetër është dhe pritshmëria e shqiptarëve duke qenë se Shqipëria është në këtë rrugëtim për tu futur në BE.

    Standardet e zgjedhjeve?

    Gonzato: Në raport me atë çfarë patë, kemi një raport të OSBE/ODIHR i cili pasqyron si kanë qenë këto zgjedhje ndërkohë që i ka njohur me standardet. Ndërkohë që përmenden dhe çështje si përdorimi i burimeve publike por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar nga raporti i OSBE/ODIHR ndaj po e theksoj që kjo është diçka e cila duhet trajtuar nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse në të ardhmen. Dua të vlerësoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën që ata kanë bërë, prokurorinë e përgjithshme, SPAK, që do të thosha ka qenë një bashkëpunim ekzemplar.

    Qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve, a do te ndikojnë në rrugëtimin për në BE?

    Gonzato: Do doja të thosha që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka patur parregullsi, patjetër le ti raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh dedikimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE, do të punojnë realisht në këtë drejtim./Radar.al 

    Kryemadhi paraqitet në GJKKO/ Batuta me gazetarët: Gjithë dynjaja shkon në gjyq civil, unë vij këtu

    11 Maj zgjedhjet 2025 korçë Silvio Gonzato
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Francezët kryesojnë Airbnb-t shqiptare, 97% e netëve të qëndrimit vijnë nga të huajt

    June 12, 2026

    Zhgënjen Çekia/ Koreja e Jugut e mposht me përmbysje në një pjesë të dytë dramatike

    June 12, 2026

    Aksioni i SPAK/ Ekzekutohen masa sigurie për disa persona, dyshohen për trafik droge

    June 12, 2026

    Trazira raciste trondisin Mbretërinë e Bashkuar

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.