Pas publikimit të videos virale nga koncerti i Coldplay në Boston, ku drejtori ekzekutiv i kompanisë “Astronomer”, Andy Byron, u kap në “Kiss Cam” duke u përqafuar me kolegen e tij Kristin Cabot, ka ardhur edhe reagimi i gruas së tij, Megan Kerrigan Byron — ndonëse pa fjalë.
Në një lëvizje që nuk ka kaluar pa u vënë re, Megan hoqi mbiemrin “Byron” nga llogaritë e saj në rrjetet sociale, duke sinjalizuar një shkëputje simbolike nga bashkëshorti. Pak orë më pas, ajo çaktivizoi të gjitha profilet publike, një reagim që shumë e kanë interpretuar si një deklaratë e qartë: marrëdhënia është në krizë serioze.
Megan, e cila është figurë e respektuar në fushën e arsimit dhe nëna e dy fëmijëve të çiftit, nuk ka dhënë ende asnjë koment zyrtar, por veprimet e saj janë konsideruar nga opinioni publik si një “reagim i qetë, por i fortë”.
Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me komente solidarizuese për të, teksa shumë përdorues e përshkruajnë sjelljen e saj si dinjitoze dhe të vendosur përballë një situate publike dhe të vështirë.
The CEO of one of the largest tech companies in the world was just caught on camera having an affair with his head of HR ♂️ pic.twitter.com/dv13Xg2SDv
— Matt Wallace (@MattWallace888) July 17, 2025


