Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me rrëmbimin e të riut në Lezhë, Dodë Gjoka.
Nga hetimet e bëra konkludon se personi në fjalë është një emër i njohur për policinë shqiptare.
Kujtojmë se në shkurt të vitit 2017 Gjoka së bashku me një tjetër shtetas, Mark Quku, u vunë në pranga pasi shantazhuan një biznesmen lokal me jetën e djalit të tij.
Biznesmeni asokohe rrëfeu para policisë mesazhin e autorëve: Nëse nuk na jep paratë, do të të vrasim djalin!
Emri i Gjokës renditet në listën e personave me rrezikshmëri të lartë në shoqëri. Por nuk dihet akoma nëse rrëmbimi i sotëm lidhet me ngjarjen e ndodhur para 8 vitesh.
NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 04 Shkurt 2017, nga efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, është finalizuar operacioni i koduar “Gjobvënia” me goditjen e nje rasti të Gjobvënies dhe arrestimin ne flagrancë të 2 shtetasve të dyshuar si autorë.
Konkretisht:
Dodë Gjoka, i vitlindjes 1980, lindur në Mirditë dhe banues Kodër Marlekaj Lezhë, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për Tentative vrasje
Mark Quku, i vitlindjes 1968, lindur në Shkodër dhe banues në Malecaj./ Radar.al


