Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    U bë simbol i dhembshurisë, ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare gjyqtari i njohur amerikan

    August 21, 2025

    Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio, i cili u bë simbol i dhembshurisë në sallën e gjyqit, është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij përmes një deklarate në rrjete sociale, raporton CNN.

    Caprio shërbeu për katër dekada në Gjykatën e Qarkut në Providence, pasi u emërua gjykatës në vitin 1985. Ai fitoi famë botërore për qasjen e tij njerëzore dhe të ngrohtë ndaj drejtësisë, duke u bërë i dashur për publikun nëpërmjet serialit televiziv “Caught in Providence”, i cili në vitin 2021 u nominua për çmimin prestigjioz “Daytime Emmy Award”. Klipet nga seancat e tij gjyqësore, ku ai dëgjonte me kujdes dhe trajtonte me empati historitë e qytetarëve, u bënë virale në mbarë botën.

    Në janar 2023, Caprio njoftoi largimin nga detyra, ndërsa në fund të atij viti iu diagnostikua kanceri i pankreasit. Pas një beteje të gjatë dhe të guximshme, ai ndërroi jetë në paqe, siç thuhet në deklaratën e familjes.

    “Gjykatësi Frank Caprio u nda nga jeta në paqe, pas një beteje të gjatë dhe të guximshme me kancerin. Ai ishte i dashur për dhembshurinë, përulësinë dhe besimin e palëkundur në mirësinë e njerëzve. Përmes punës së tij, ai preku jetët e miliona njerëzve dhe la pas një trashëgimi të thellë të mirësisë dhe drejtësisë. Do të kujtohet jo vetëm si një gjykatës i nderuar, por edhe si bashkëshort, baba, gjysh dhe mik i përkushtuar,” shkruan familja.

    Në nder të tij, familja u ka bërë thirrje të gjithëve që të përhapin më shumë dhembshuri – ashtu siç bënte ai çdo ditë të jetës së tij.

    amerikan gjyqtari ndahet nga jeta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria i përgjigjet Vuçiçit, Hoxha: Retorika nacionaliste nuk do ta tërheqë zvarrë rajonin

    July 27, 2026

    Bombardime vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, tre të vrarë dhe gjashtë të plagosur në Dnipropetrovsk

    July 27, 2026

    Belgjika regjistroi vdekshmërinë e tepërt më të lartë në Evropë gjatë valës së të nxehtit

    July 27, 2026

    Emri/ 30-vjeçari nga Tepelena tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.