KORÇË-Qytetarë të komunitetit rom dhe familjarë të Dritson Kurtit kanë dalë sot në protestë para Gjykatës së Korçës.
Ata kërkojnë lirimin e 25-vjeçarit, Dritan Kurti, i cili u arrestua në shtator të vitit të kaluar pasi solli në jetë një vajzë me bashkëjetuesen e tij të mitur vetëm 13 vjeç.
”Drejtësi për Dritson Kurtin”, me këtë pankartë protestuesit kërkojnë pushimin e çështjes ose ndryshimin e masës së sigurisë në detyrim paraqitje.
Sot në gjykatë u zhvillua seanca e gjykimit paraprak për t’u vendosur që çështja të shkojë për gjykim. Por seanca u shty. Avokati i Dritson Kurtit, Gentian Seirani, tha se seanca u shty për shkak se çështja ka kaluar nga Prokuroria e Korçës, në Prokurorinë e Tiranës.
Ai tha prokurorët dhe gjykatësit duhet të adaptojnë një qasje, për të kuptuar si është kultura dhe tradita e komunitetit rom./Radar.al


