Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    U arrestuan për ndërtim pa leje, lirohen drejtori dhe inxhinieri i kompanisë

    July 30, 2025

    VLORË– Autoritetet kanë lënë të lirë drejtorin teknik të kompanisë “Delvina Gas”, Luan Metaj, dhe inxhinieri Elton Malkaj, të cilët u arrestuan një ditë më parë nga policia nën akuzën e ndërtimit të një impianti gazi pa leje në pronë publike.

    Bazuar në njoftimin zyrtar që policia e Vlorës bëri dje thuhet se, ‘gjatë kontrollit të ushtruar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me IKMT dhe Inspektoratin e Mjedisit, u konstatua ndërtimi i një impianti gazi në territor publik, pa leje ndërtimi dhe zhvillimi të miratuar nga autoritetet përkatëse.

    Në përfundim të kontrolleve, u arrestuan në flagrancë Luan Metaj dhe Elton Malkaj, të dy të dyshuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim i tokës”. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim pronari i kompanisë, S. M., 56 vjeç, dhe administratori Jugelard Ibrahimi, 36 vjeç, për të njëjtat akuza’.

    Ndërkohë IKMT-së bën me dije se është bërë bllokimi i punimeve dhe është mbajtur procesverbal për konstatimin e kundërvajtjes.

    Megjithatë, kompania “Delvina Gas Company” ka mohuar akuzat. Në një reagim për mediat, avokatët e kompanisë sqarojnë se objekti në fjalë nuk është një impiant prodhimi energjie (TEC), por një impant pastrimi, pjesë integruese e pusit të gazit në vendburimin e Delvinës.

    Sipas kompanisë, ky impiant është ndërtuar që prej tre vitesh dhe aktualisht ndodhet në fazë mirëmbajtjeje. Dy teknikët e arrestuar ishin thjesht mirëmbajtës, ndërsa vetë subjekti pretendon se ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore në përputhje me kuadrin hidrokarburor në fuqi./Radar.al 

    E dashura e tadhtoi me mikun e tij më të mirë, basketbollisti lan në gjak partneren

    Veliaj ngre dyshimet nga burgu: Kush i financoi vërtetë protestat para Bashkisë?

    Elton Malkaj IKMT inxhinieri i kompanisë Luan Metaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, ishte në kërkim prej pesë vitesh

    June 13, 2026

    Katari mbështet ndërmjetësimin e Pakistanit në bisedimet SHBA-Iran, optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje

    June 13, 2026

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.