Moderatorja e shumënjohur shqiptare, Luana Vjollca së fundmi është distancuar nga ekrani televiziv për një “arratisje nga Shqipëria”.
Moderatorja po zhvillon një udhëtim në Singapore, dhe ajo çfarë ka tërhequr më së shumti vëmendjen e ndjekësve është postimi i saj më i fundit në Instastory.
Moderatorja ka lënë të nënkuptuar se mund të ketë marrë një propozim për martesë nga njeriu i zemrës.
Në postimin e bërë duket një ambient romantik ndërkohë që shkruhet “Marry me”.
Nuk dihet nëse i gjithë ky organizim është bërë për Luanën, apo ajo është gjendur rastësisht aty dhe ka zgjedhur të shkrepë një foto për ta ndarë me ndjekësit.

LEXO EDHE:
E rrethuar nga luksi/ Nuk ndalet Luana Vjollca, ja destinacioni i radhës që zgjodhi për të udhëtuar


