Luana Vjollca, një nga moderatoret më të dashura për publikun, kohët u fundit u kthye në qendër të vëmendjes së shumë portaleve për shkak të aludimeve të shumta se cilin televizion do të zgjedhë ajo këtë sezon.
Ndërsa u aludua se moderatorja tashmë është mes dy zgjedhjes, shtëpisë së saj të parë mediatike “Top Channel” dhe televizionit “Klan”, duket se moderatorja mori vendimin përfundimtar.
Në një “Ask me a question” të realizuar në Instagram, Luana u pyet nga fansat: “Na e thuaj të paktën a do rikthehesh në klan apo në një logo tjetër. Vetëm kaq!”
Ndërkaq, Luana nuk e ka treguar ku do e shohim, i ka falenderuar fansat për mbështetjen, mirëpo duket që moderatorja ndodhet në ambientet e “Klan”, duke punuar për kthimin në ekran.

LEXO EDHE:
Nuk i ndahet këmba-këmbës Marinës/ Momentet nga festa e “çmendur” në ditëlindjen e Luana Vjollcës


