Rike Roçi dhe vëllai i Meriton Mjekiqit, Rinori u aluduan prej ditësh se mes tyre ka nisur një romancë.
Së fundmi u përfol shumë se ata po kalojnë pushimet bashkë, mirëpo Rike Roçi ka vendosur të sqarojë sesi qëndron e vërteta.
Në një postim në Instastory ajo shkruan se ndodhet me pushime në Sardenja me familjen e saj dhe çdo detaj e ka ndarë me ndjekësit nëpërmjet postimeve të shpeshta, kështu që nuk ka vend për dyshime nëse ndodhet me pushime diku tjetër.
Ajo hedh poshtë aludimet duke u shprehur se Rinorin e njeh por nuk ka asgjë më tepër me të.
“Më ndodh gjithmonë që lexoj gjëra për veten që as unë nuk i di… Di që jam në Sardenja me pushime me familjen time dhe e vërtetuar nga ‘story’ që postoj gjithmonë me mbesën time. Patjetër Rinorin e njoh po asgjë më shumë, ju lutem ndaloni me informacione false, më keni lodhur…” shkruan Rikja në Instastory.



