Policia në Korçë bën me dije se ka identifikuar dy vajza minorene, që dyshohet se janë përgjegjëse për një faqe Instagram-i, ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna për adoleshentët me fjalë denigruese.
Vetëm në 3 ditët e fundit ka pasur më shumë se 20 adoleshentë të dëmtuar nga sulmi kibernetik përmes kësaj faqeje, e cila tashmë është mbyllur.
Për tre ditë adoleshentët e Korçës u terrorizuan nga një faqe “Instagrami”, e cila bullizonte, denigronte dhe publikonte materiale pornografike të tyre.
Pas denoncimit të bërë nga një oficere e sigurisë në një prej gjimnazeve të Korçës, Sektori kundër Krimit Kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nisi hetimet për rastin dhe identifikimin e administratorëve të faqes.
Nën objektivin e sulmit të administratorëve anonimë të faqes e cila që në emër ishte denigruese, ishin vendosur nxënës të shkollave të mesme por edhe 9 vjeçare të qytetit. Disa nga adoleshentët e moshës 14-18 vjeç të cilët u bënë objekt i sulmit treguan se faqja ekziston prej disa vitesh dhe në mënyrë periodike është hapur dhe mbyllur.
“Korçë
Në bazë të informacioneve lidhur me faqen e instagramit ku publikoheshin foto, video intime dhe të dhëna me fjalë denigruese për adoleshentët, mësohet se policia ka arritur të identifikojë dy vajza të cilat dyshohet se janë përgjegjëset për këtë faqe. Në vijim pritet të merren masa nga ana e policisë për dy vajzat minorene”, thuhet në njoftim./Radar.al


