Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Turjan Hysko shpallet investitor strategjik. Pritet të ndërtojë një fshat të madh turistik

    November 8, 2024
    Moderatori i njohur, Turjan Hysko shpallet investitor strategjik. Pritet të ndërtojë një fshat të madh turistik

    Së fundmi është zbuluar se kompanitë në pronësi të Hekuran Brahimaj dhe Turjan Hysko do të marrin 77 mijë metër katrorë tokë shtetëtore falas në bregdetin e Lukovës.

    Kjo që ata të ndërtojnë hotele dhe një fshat të madh turistik.

    Komiteti i Investimeve Strategjike në mbledhjen e fundit miratoi statusin “Investitor Strategjik, Proçedurë e Veçantë” për projektin e investimit Atara Resort & Villas.

    Kompanitë zhvilluese të këtij projekti janë Lukova Bayside Hotel & SPA shpk si dhe TO 27 Construction.

    Kompania e parë zotërohet nga dy aksionerë. Hekuran Brahimaj, ish-kryetari socialist i Bashkisë së Vorës zotëron 65 të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër prej 35% e aksioneve zotërohet nga Turjan Hysko, vëllai i ish-deputetit socialist dhe kryetar i FRESSH, Eljo Hysko.

    Kompania e dytë, TO 27 Construction mësohet se zotërohet 100% nga Turjan Hysko, të cilin publiku e njeh si moderator në ekranet e televizioneve.

    Projekti i investimit parashikon ndërtimin e një resorti turistik luksoz me vlerë 50 milionë euro, i cili do shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 158 mijë metrash katrorë truall.

    Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti përfshin një sipërfaqe prej 41,915 m2 në pronësi private të subjekteve aplikuese dhe një sipërfaqe prej 76,950 m2 në pronësi shtet.

    Sakaq, subjektet për një sipërfaqe prej 39,009 m2 janë në fazë negociatash me subjekte private.

    Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga Edi Rama ka miratuar në parim dhënien falas të sipërfaqes prej 77 mijë metër katrorë tokë shtetërore për dy kompanitë.

    “Miratohet në parim masa mbështetëse vënie në dispozicion të pasurisë së paluajtshme shtetërore me sipërfaqe prej 76,950 m2, në ZK. 2518, e zërit kadastral “ullishte” dhe “pemtore”, vetëm pasi të jenë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe konfirmimet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës përsa i përket saktësimit të vendndodhjes (parcelat e detajuara), sipërfaqes, statusit të tyre juridik dhe për aq kohë sa nuk ekzistojnë mosmarrëveshje administrative dhe/ose gjyqësore me shtetin në pasurinë objekt të investimit strategjik,” thuhet në vendimin e KIS.

    investitor strategjik Turjan Hysko
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.