Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 mld dollarë

    September 16, 2025

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paditur gazetën e përditshme The New York Times, katër prej gazetarëve të saj dhe shtëpinë botuese Penguin Random House, dhe ka kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 15 miliardë dollarësh, duke pretenduar se ka qenë viktimë e shpifjeve dhe se i është dëmtuar reputacioni.

    Padia e Trumpit në një gjykatë në Florida përfshin disa shkrime të New York Times-it, njëri prej të cilëve ishte editorial para zgjedhjeve presidenciale të 2024-tës, që thoshte se ai nuk ishte i denjë për postin më të lartë shtetëror, dhe një libër të publikuar nga Penguin-i, i titulluar “Humbësi me fat: Si e shpërdoroi Donald Trump pasurinë e të atit dhe krijoi iluzionin e suksesit”.

    “Të pandehurit kanë publikuar me keqdashje librin dhe artikujt, duke e ditur se këto botime ishin plot shtrembërime dhe fabrikime të pështira për presidentin Trump”, thuhet në shkresën e dorëzuar të hënën në Gjykatën e Qarkut në Florida.

    Avokatët e Trumpit kanë thënë se botimet kanë dëmtuar reputacionin personal dhe biznesor të Trumpit, duke shkaktuar dëm masiv ekonomik ndaj vlerës së markës së tij, dhe dëme të konsiderueshme ndaj perspektivës së tij financiare.

    Padia erdhi pasi Trump kërcënoi javën e kaluar se do të padiste New York Times-in për raportimet e gazetës për një porosi dhe vizatim gjoja seksualisht sugjestiv dhënë Jeffrey Epsteinit.

    Epstein, financier famëkeq i dënuar për krime seksuale, vdiq pasi kreu vetëvrasje në një qeli burgu në Nju-Jork, më 2019.

    Trump ka thënë se ka ndarë udhët me Epsteinit para se telashet ligjore të financierit të bëheshin publike më 2006.

    “Sot, kam nderin e madh të paraqes padinë 15-miliardë dollarëshe për shpifje kundër The New York Times”, shkroi Trump të martën në platformën e tij, Truth Social.

    Në shkrimin e tij, Trump akuzoi gazetën se ka gënjyer për të, për familjen e tij dhe për bizneset e tij, si dhe për lëvizjet dhe ideologjitë e udhëhequra nga republikanë, si America First Movement dhe Make America Great Again (MAGA).

    Në mandatin e tij të dytë, Trump ka intensifikuar luftën me kompanitë mediale./REL

    “Ka meritën që e ktheu partinë nga Europa”/ Rama i uron publikisht ditëlindjen Nanos: Gëzuar i dashur Kryetar

    “Parakalimi” i deputetëve në oborrin e Kuvendit (FOTOT)

    15 mld dollarë donald trump New York Times
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    June 16, 2026

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    June 16, 2026

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    June 16, 2026

    209 llogari bankare dhe 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.