Një lajm i trishtë ëshë zbuluar ditën e sotme.
Burimet bëjnë me dije se një 72-vjeçar, i identifikuar si Edmond Naska, i cili një vit më parë terrorizoi Korçën pasi qëllonte me kallash nga ballkoni i shtëpisë, u gjet i pajetë në banesën e tij.
Nga disa hetime të bëra mësohet se naska vuante nga problemet e shëndetit mendor.
Prej vitesh Naska jetonte i vetëm në shtëpi, ndërsa në korrkun e 2024 ai qëllonte me kallash nga banesa e tij ku u desh ndërhyrja e forcave të Renea-s për të neutralizuar 72-vjeçarin.
Sipas burimeve paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Por megjithatë trupi i tij do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore.


