Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tropojani i kërkuar nga SPAK, merr liri me kusht në Londër dhe mbikëqyrje elektronike

    July 14, 2025
    U qëlluan me th*kë në mes të Londrës/ Plagosen e mitura dhe mamaja e saj

    Alban Gjidiaj, 28 vjeç nga Tropoja, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe me urdhër-arrest të miratuar nga GJKKO, është ndaluar në Londër, por do ta ndjekë procesin e ekstradimit drejt Shqipërisë në gjendje të lirë me kusht.

    Sipas dokumenteve të siguruara nga Top Channel, Gjykata e Ekstradimeve në Westminster ka vendosur ta lirojë me kusht Gjidiajn, kundrejt një garancie financiare prej 5.000 paundësh. Krahas kësaj mase, atij i është vendosur një pajisje elektronike gjurmimi në këmbë – e njohur ndryshe si “tag” ose “Rolex elektronik”.

    Gjidiaj është i detyruar të paraqitet çdo të shtunë në stacionin policor të Colindale dhe nuk lejohet të ndryshojë adresën e banimit, e cila aktualisht është në rrugën Cockfosters Road, në veri të Londrës.

    Seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së drejtësisë shqiptare për ekstradimin e tij është caktuar më 4 dhe 5 dhjetor 2025.

    Ai u arrestua më 30 janar 2025 në Londër, në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK për një rrjet kriminal që trafikonte armë nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

    Ky hetim nisi pas operacionit të koduar “Inkorporimi”, të zhvilluar në gusht 2024 në Tiranë, ku u arrestuan tre persona: Adulla Hoxhaj, Bojken Turtulli dhe Rifat Avdiaj. Gjatë aksionit u sekuestruan 25 armë zjarri, qindra fishekë, paisje optike dhe lazerë për qitje në distancë, të fshehura në mobilie dhe të transportuara me furgon drejt Anglisë.

    Përveç Gjidiajt, janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, njëri prej të cilëve është arrestuar në Londër dhe tjetri në Kolumbi. Ky i fundit është Almir Gjidiaj, vëllai i Albanit, i cili po ashtu është ndaluar me qëllim ekstradimi në Shqipëri.

    londer spak Tropojani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    June 18, 2026

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 18, 2026

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

    June 18, 2026

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.