Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Tronditen bursat globale pas të dhënave pesimiste nga SHBA

    August 5, 2024
    Tronditen bursat globale pas të dhënave pesimiste nga SHBA

    Dow bie 1000 pikë, ari bie mbi 2%, vazhdon paqëndrueshmëria pas hapjes së tregjeve financiare në SHBA.

    Aksionet amerikane ranë ndjeshëm të hënën, si pjesë e një shitjeje neë tregun global, të përqendruar rreth frikës së recesionit të SHBA.

    Çmimet e arit ranë me më shumë se 2% në tregtimin e paqëndrueshëm të hënën, pasi investitorët likuiduan pozicionet së bashku me një shitje më të gjerë të aksioneve, megjithëse analistët thanë se interesi për arin si për strehë e sigurt mbetet i fortë.

    Çmimi i arit ra me 2% në 2,393,66 dollarë për ounce. Kontratat e arit në SHBA humbën 1.4%, shkuan në 2,434.10 dollarë.

    Çmimet e metaleve të tjera të çmuara gjithashtu ranë, pasi shqetësimet e recesionit ulën perspektivën e kërkesës.

    Argjendi ra me 5.7% në 26.92 dollarë ndërsa platini ra 4.1% në 918.35 dollarë dhe paladiumi humbi 4.5% në 849.05 dollarë, pasi arriti nivelin më të ulët, që nga gushti 2018.

    Platini dhe paladiumi, të dy të përdorur në shkarkimet e motorrëve për të reduktuar emetimet, janë nën presion nga rreziku afatgjatë i paraqitur nga kalimi në emetimet neto zero.

    Tregjet e tjera globale gjithashtu u ndikuan rëndë.

    Yield-et e thesarit të SHBA ranë nga frika e recesionit, ndërsa investitorët vërshuan të blinin bono thesari, si investim të sigurt. Çmimet e obligacioneve lëvizën në mënyrë të kundërt ndaj yield-eve.

    Bitcoin ra nga rreth 62,000 dollarë të premten, në rreth 52,000 dollarë të hënën.

    Stoxx 600 i Europës, në Londër u ul me 2.6%.

    Indeksi i paqëndrueshmërisë CBOE arriti vlerën më të lartë,ee. që nga ditët e para të pandemisë në 2020, në mbi 53.

    Flitet gjithashtu për rritjen e jenit japonez, duke i shtuar presion rënies së tregut global, pasi Banka e Japonisë ngriti normat e interesit javën e kaluar. Jeni po rritet në vlerë kundrejt dollarit amerikan, duke i dhënë fund një praktike të tregtarëve, që marrin hua në monedhën e lirë, për të blerë aktive të tjera globale.

    Të dhënat ekonomike, që priten të dalin, indekset ISM dhe PMI të korrikut, matës të performancës së kompanive të shërbimeve në SHBA, parashikohet të tregojnë një rritje në 50.9, nga 48.8 e mëparshme.

    Bursat ulen ndjeshëm në hapjen e tregëtimit ditën e hënë

    Aksionet amerikane u hapën me të kuqe të hënën.

    Dow Jones Industrial Average ra me 1103 pikë, ose 2.8%.

    S&P 500 ra me 225 pikë, ose 4.2%, ndërsa Nasdaq Composite ra me 6.3%./monitor

    bursat bursat globale SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.