Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vd*kur

    Zjarri te “Farmacia 10″/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

    I dënuar në Itali, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Tregu i obligacioneve të shoqërive tregtare arriti në 290 mln euro

    March 12, 2025
    Tregu i obligacioneve të shoqërive tregtare arriti në 290 mln euro

    TIRANË– Vlera e obligacioneve të shoqërive tregtare arriti një rekord të ri për vitin 2024. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i obligacioneve me ofertë private, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, arriti në rreth 28.5 miliardë lekë ose gati 290 milionë euro. Vetëm për vitin e kaluar, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 8 miliardë lekë ose 39%.

    Duke shtuar edhe obligacionit e parë me ofertë publike, të emetuar në vitin 2023 nga institucioni financiar NOA, vlera totale e titujve të borxhit të korporatave ka arritur tashmë në rreth 29 miliardë lekë.

    Afërsisht 66% e obligacioneve me ofertë private janë të emetuara në valutë të huaj dhe pesha e tyre është në nivele të përafërta krahasuar me një vit më parë. Të detajuara sipas monedhave, 34.1% e obligacioneve private janë të emetuara në lekë, 63.9% e obligacioneve janë në euro dhe 2.1% në dollarë amerikanë. Pesha e obligacioneve në euro është rritur krahasuar me një vit më parë, ndërsa ajo e atyre në dollarë amerikanë ka pësuar rënie. Megjithatë, kjo rënie është e lidhur edhe me zhvlerësimin e këtyre monedhave në kursin e këmbimit ndaj lekut, zhvlerësim që vijoi edhe gjatë vitit 2024.

    Dominimi i Euros edhe në strukturën e obligacioneve me ofertë private lidhet me sasinë e madhe të kursimeve në monedhën europiane të mbajtura nga publiku shqiptar, por edhe norma interesi më të favorshme për emetuesit. Duke qenë se tregu i brendshëm financiar nuk ofron shumë alternativa për monedhën europiane, emetuesit kanë shfrytëzuar këtë mundësi për të thithur likuiditetin e lirë në treg.

    Në vitet e fundit, depozitat bankare në Euro kanë shënuar një rritje të shpejtë, duke zgjeruar tepricën e likuiditetit në monedhën europiane. Emetuesit e obligacioneve kanë joshur depozituesit për t’i investuar një pjesë të këtyre kursimeve në obligacionet e tyre, duke ofruar norma më tërheqëëse interesi se depozitat. Për këtë arsye, investitorët i kanë parë si një mënyrë e mirë për të diversifikuar investimet e tyre dhe për të siguruar kthime më të kënaqshme.

    Emetues të obligacioneve korporative janë në pjesën dërrmuese bankat dhe institucionet financiare. Bankat i kanë përdorur këto instrumente sidomos në funksion të nevojës për të rritur kapitalin rregullator. Rregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit” i njeh instrumentet e borxhit të varur si pjesë të kapitalit rregullator të bankave, deri në një të tretën e vlerës totale të kapitalit rregullator.

    Në vitet e fundit, bankat janë përballur me një rritje graduale të kërkesa për kapital, me hyrjen në fuqi të shtesave makroprudenciale të kapitalit dhe të kuadrit rregullator plotësues, i lidhur me skemën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme. Këto kërkesa të reja i kanë dhënë një shtysë edhe më të fortë rritjes së përdorimit të obligacioneve me ofertë private.

    Në mënyrë më sporadike, edhe kompani jashtë sektorit financiar e kanë përdorur emetimin e obligacioneve si një formë alternative të huamarrjes./Monitor

    2024 AMF Tregu i obligacioneve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vd*kur

    April 21, 2026

    Zjarri te “Farmacia 10″/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

    April 21, 2026

    I dënuar në Itali, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës

    April 21, 2026

    Reperi abuzoi me 14-vjeçaren dhe e vr*u për të mos i prishur karrierën, Trupi i saj i copëtuar u gjet në makinën e tij

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.