Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vd*kur

    Zjarri te “Farmacia 10″/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

    I dënuar në Itali, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Tregu i fondeve të investimit u rrit me 22% në vitin 2024

    March 4, 2025

    TIRANË – Tregu i fondeve të investimit u rrit për të dytin vit radhazi në 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), asetet neto të këtyre fondeve në fund të vitit të kaluar arritën në 61.4 miliardë lekë. Vlera neto e aseteve është rritur me 22% krahasuar me një vit më parë.

    Vlera e aseteve ngelet ende më e ulët krahasuar me nivelin rekord historik, që ishte arritur në fund të vitit 2021. Viti 2022 solli një goditje të fortë për tregun, të shkaktuar nga rritja e shpejtë e normave të interesit dhe yield-eve në tregun financiar. Kjo zhvlerësoi portofolin e titujve të mbajtur nga fondet e investimit, solli ulje të vlerës së aseteve dhe tërheqje të konsiderueshme të anëtarëve nga fondet.

    Megjithatë, frenimi i rritjes së normave të interesit gjatë vitit 2023 bëri që vlera e aseteve t’i kthehet rritjes dhe numri i anëtarëve gjithashtu, duke e vendosur tregun në një fazë rikuperimi gradual.

    Numri i anëtarëve në fund të vitit të kaluar arriti në 37 786, në rritje me 17.4% krahasuar me fundin e vitit 2023. Megjithatë, edhe numri i investitorëve ngelet ende larg nivelit prej më shumë se 40 mijë subjektesh (në masën dërrmuese individë) që regjistrohej para rritjes së normave të interesit, në fund të vitit 2021.

    Fondet e investimit në Lekë i kanë përqendruar investimet e tyre sidomos në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare dhe në një masë më të vogël në mjete likuide (llogari bankare). Fondet në valutë kanë një spektër më të gjerë investimesh, por edhe aty në volume dominojnë instrumentet financiare të borxhit të qeverive dhe shoqërive tregtare. Disa prej fondeve janë të angazhuara edhe në investime në aksione, por pesha e tyre specifike në treg ngelet e ulët.

    Deri në fund të vitit 2024, në treg ishin aktive 16 fonde investimi, të administruara nga pesë shoqëri të ndryshme administruese. Prej tyre, 13 janë fonde të hapura investimi, kryesisht në instrumente financiare, ndërsa tre janë fonde për investime alternative.

    Tregu dominohet nga fondet në monedhën vendase, që përbëjnë afërsisht 92% të vlerës neto të aktiveve të fondeve të investimit në instrumente financiare. Në dy vitet e fundit, vlera e fondeve në valutë të huaj ka ardhur në rënie, e ndikuar negativisht edhe nga efekti i kursit të këmbimit.

    Mes fondeve, më i madhi me diferencë të konsiderueshme ngelet fondi i investimeve në lekë, Raiffeisen Prestigj, me 61.7% të aseteve neto të tregut. Vijon fondi tjetër në Lekë i shoqërisë Raiffeisen Invest, Raiffeisen Vizion, me 17.6% të vlerës neto të aseteve. Mes fondeve në valutë të huaj, më i madhi është Raiffeisen Invest Euro, me 6.4% të vlerës neto të aseteve.

    Pjesë të konsiderueshme tregu zënë tashmë edhe fondet e investimeve alternative, që në fund të 2024 zotëronin pothuajse 10% të aseteve neto të tregut. Vlera e aseteve neto të fondeve të investimeve alternative arriti në afwrsisht 6 miliardë lekë, me një rritje prej 25% krahasuar me vitin 2023. Në pjesën dërrmuese, këto asete u takojnë shoqërive Sea Land dhe Green View, ndërsa vitin e kaluar nisi aktivitetin edhe fondi i tretë i investimeve alternative, Credins Optimal.

    Asetet e këtyre fondeve janë të investuara kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe rritja e vlerës së pronave ka dhënë efekt pozitiv në totalin e aseteve të këtyre fondeve gjatë viteve të fundit.

    Ligji i ri “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, që hyri në fuqi në Qershor 2020, krijoi bazën ligjore edhe për Fondet e Investimit Alternative, fonde ku mund të investojnë vetëm investitorë profesionistë dhe të kualifikuar.

    Ligji përcakton si klientë profesionistë subjektet e licencuara për të ushtruar veprimtari në tregjet financiare, si bankat, firmat e investimeve, shoqëritë e sigurimeve, sipërmarrjet e investimeve kolektive, fondet e pensionit vullnetar dhe shoqëritë administruese të këtyre sipërmarrjeve, etj./Monitor

    2024 AMF Tregu i fondeve të investimit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vd*kur

    April 21, 2026

    Zjarri te “Farmacia 10″/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

    April 21, 2026

    I dënuar në Itali, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës

    April 21, 2026

    Reperi abuzoi me 14-vjeçaren dhe e vr*u për të mos i prishur karrierën, Trupi i saj i copëtuar u gjet në makinën e tij

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.