Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Tregu i bonove dhe obligacioneve të qeverisë tërheq edhe investitorë nga jashtë

    August 19, 2024
    Tregu i bonove dhe obligacioneve të qeverisë po tërheq edhe investitorë nga jashtë

    TIRANË– Tregu i brendshëm letrave të borxhit të qeverisë shqiptare po tërheq edhe investitorë nga jashtë.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, një fenomen i ri që po regjistrohet këtë vit është blerja e titujve të qeverisë nga investitorë jorezidentë. Portofoli i tyre në fund të 6-mujorit 2024 arriti vlerën e rreth 6 miliardë lekëve. Kjo shumë përbën 0.8% të totalit të borxhit të brendshëm.

    Megjithatë, pjesëmarrja e investitorëve jorezidentë gjatë tremujorit të dytë 2024 mbuloi rreth 18% të shtesës së borxhit të qeverisë.

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huamarrja e re neto në tregun e brendshëm u shtua me 24.7 miliardë lekë në tremujorin e dytë. Mbi këtë bazë, mund të llogaritet se gati 2.5 miliardë lekë ishte shtesa e huamarrjes që u financua nga investitorë jorezidentë.

    Burime nga sektori financiar shprehen se në vitet e fundit investitorët e huaj po shfaqin një interes në rritje për tregun e titujve qeveritarë në Shqipëri. Ekspertët vlerësojnë se titujt e qeverisë shqiptare ofrojnë kthime mjaft tërheqëse, në raport me titujt e vendeve më të zhvilluara, ndaj po shihen si një alternativë për të diversifikuar portofolet e investimit. Një interes i lartë i investitorëve për titujt e qeverisë shqiptare është vërejtur edhe në emetimet e eurobondit, gjatë viteve të fundit. Ky interes, tashmë, duket se po shtrihet edhe në titujt e emetuar në tregun e brendshëm, në monedhën kombëtare lekë.

    Shtesa e huamarrjes së qeverisë shqiptare në tremujorin e dytë konsistoi thuajse tërësisht, 97%, në obligacione, me maturitetit nga dy deri në 15 vjet. Pjesa më e madhe e instrumenteve të borxhit u ble nga bankat, në tremujorin e dytë, duke financuar rreth 68% të shtesës së huamarrjes së qeverisë. Individët mbuluan rreth 8% të huamarrjes neto në tregun e brendshëm.

    Nga ana tjetër, huamarrja neto në tregun e huaj në tremujorin e dytë u reduktua me 8.8

    miliard lekë. Për gjysmën e parë të vitit, huamarrja neto në tregun e huaj rezultoi negative për 10.6 miliard lekë. Tepricat e likuiditetit në valutë të trashëguara nga një vit më parë, si pasojë e emetimit të eurobondit, janë përdorur në shërbimin e borxhit të huaj përgjatë vitit 2024. Zhvillimet në huamarrjen e qeverisë së bashku me vlerat e suficitit fiskal të kësaj periudhe u faktorizuan në teprica të larta likuiditeti, të disponueshme për t’u shpenzuar në muajt pasardhës.

    Borxhi publik u vlerësua në rreth 56.8% të PBB-së në fund të gjysmës së parë të vitit 2024, duke u reduktuar me rreth 2.1 pikë përqindje nga niveli i shënuar në fund të vitit 2023.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e mëtejshme e këtij raporti lidhet me mbiçmimin e monedhës vendase, rritjen ekonomike dhe pozicionin fiskal të përmirësuar gjatë gjysmës së parë të vitit.

    Balanca buxhetore ishte pozitive edhe në tremujorin e dytë në rreth 19 miliard lekë. Vlera e shënuar në fund të gjysmës së parë të vitit e suficitit fiskal ishte 51.4 miliardë lekë, e vlerësuar në 4.3% të PBB-së./MONITOR 

    investitorë nga jashtë qeveria Tregu i bonove
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rindërtimi i Ukrainës, Rama në Poloni: S’mund të presim derisa të bjerë plumbi i fundit

    June 25, 2026

    Balla sfidon PD: Po patët këllqe bëni mocion mosbesimi

    June 25, 2026

    “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbështet Ahmadinexhadin, kërkon rrëzimin e qeverisë

    June 25, 2026

    Kalendari i aplikimeve universitare, maturantët duhet të ndjekin fazat e procesit që zhvillohet me tre raunde

    June 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.