Një 43-vjeçar është arrestuar gjatë ditës së sotme në Sarandë.
Sipas burimeve dyshohet se 43-vjeçari ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime.
“Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin A. Sh., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme” njofton policia.


