Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Tre muaj para zgjedhjeve, hetuesit e SPAK dalin në terren. Vizita e parë në KQZ, paralajmërimi i fortë

    February 13, 2025

    Kur na ndajnë edhe 3 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, palët janë duke u përgatitur për procesin dhe një rol të rëndësishëm do të ketë edhe Prokuroria e Posaçme.

    Për këtë, në selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), u zhvillua këtë të enjte një takim i rëndësishëm mes përfaqësuesve të KQZ dhe Drejtuesit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani.

    Siç bëhet me dije në njoftimin për mediat, në takim është diskutuar për të rritur bashkëpunimin institucional në luftën kundër krimeve zgjedhore.

    Në këtë takim, u diskutua për krijimin e një Protokolli të Koordinimit Institucional, i cili do të mundësojë linja komunikimi të hapura 24/7 dhe raportim të menjëhershëm në rast të shkeljeve zgjedhore.

    Ky protokoll synon të sigurojë ndërhyrje të shpejta dhe efikase për të adresuar çdo shkelje, duke përfshirë organizimin e strukturave të dedikuara në nivel qendror dhe lokal nga SPAK. Struktura të tilla do të përbëhen nga prokurorë dhe hetues, të cilët do të punojnë ngushtësisht me përfaqësuesit e KQZ në çdo qark të vendit.

    KQZ dhe SPAK kanë shprehur angazhimin për të rritur praninë institucionale në terren, duke filluar tre muaj përpara datës së zgjedhjeve dhe deri në përfundim të procesit të numërimit.

    Pjesë e këtij angazhimi është krijimi i mekanizmave të dedikuar për monitorimin dhe raportimin në kohë reale të çdo problematike, për të garantuar një trajtim të menjëhershëm dhe efikas të çdo shkeljeje të mundshme.

    Një hap konkret në këtë drejtim është gjithashtu krijimi i një sistemi të unifikuar të denoncimeve, ku qytetarët dhe aktorët e shoqërisë civile mund të raportojnë rastet e mundshme të krimeve zgjedhore.

    Këto denoncime do të analizohen nga KQZ dhe nga hetuesit e SPAK, për të garantuar një ndjekje të plotë dhe efikase të çdo shkeljeje.

    “Do të analizojmë çdo rast me seriozitetin më të madh dhe do të sigurojmë një ndjekje të plotë të të gjitha rasteve,” tha z. Dumani.

    Aksesimi i NIR dhe teknologjia për monitorim në kohë reale

    Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi është mundësia që SPAK do të ketë për të aksesuar Ndërfaqen e Raportimit të Aktiviteteve Publike (NIR) të KQZ, një sistem që monitoron dhe evidenton shkeljet gjatë fushatës zgjedhore dhe administrimit të zgjedhjeve.

    Kjo do të ndihmojë në përshpejtimin e hetimeve dhe në identifikimin e praktikave të paligjshme që cënojnë barazinë e garës zgjedhore.

    Nga ana tjetër, KQZ është duke punuar për ngritjen e Qendrës së Monitorimit të Procesit Zgjedhor, e cila do të operojë 24/7 dhe do të grumbullojë informacione në kohë reale përmes përdorimit të teknologjisë dhe raporteve nga komisionerët dhe monitoruesit në terren.

    Dakordësia për finalizimin e protokollit

    Në përmbyllje të takimit, u ra dakord për finalizimin e Protokollit të Koordinimit mes KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme, një hap i rëndësishëm që do të rrisë transparencën dhe efikasitetin në trajtimin e krimeve zgjedhore.

    “Ky bashkëpunim do të shërbejë si një garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme,” deklaroi drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani.

    Ilirjan Celibashi KQZ latin dumani spak zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.