Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Graf Ignatievo të Bullgarisë ku një avion ushtarak gjatë stërvitjesu rrëzua dhe si pasojë humbën jetën dy pilotë.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë akoma mbesin të pazbuluara.
Por bëhet me dije se rrëzimi ndodhi disa orë pasi Presidenti Rumen Radev mori pjesë në një fluturim demonstrues me një avion luftarak F-16 në të njëjtën bazë ajrore me ftesë të Forcave Ajrore të SHBA.
Shfaqja ajrore e anuluar ishte menduar të mbahej me rastin e 20 vjetorit të anëtarësimit të Bullgarisë në NATO dhe 35 vjetorit të futjes së MiG-29 në forcat ajrore bullgare.


