Ish-Missi nga Zvicra Kristina Joksimovic është dhunuar e më pas copëtuar në mënyrë të egër nga bashkëshorti i saj, i cili i hodhi mbetjet e saj në një blender.
Joksimovic u gjet e vrarë në shtëpinë e saj në muajin shkurt në Binningen, pranë qytetit të Bazelit në Zvicër.
Bashkëshorti i saj 41-vjeçar, i cili përmendej vetëm si “Thomas” në raportet e mediave lokale, u arrestua menjëherë.
Pasi ai e pranoi se ishte autori i këtij krimi të rëndë apeli për lirimin e tij u refuzua të mërkurën nga gjykata federale e vendit në Lozanë.
Trupi i therur i Joksimovicit u zbulua natën e 13 shkurtit. Burri i modelesnjëkohësisht dhe babai i dy vajzave të tyre pranoi në mars se ai e vrau atë, por tha se e kishte bërë për t’u mbrojtur pasi ajo e kishte sulmuar më parë me thikë.
Megjithatë, ekspertët mjekësorë nuk gjetën prova të vetëmbrojtjes dhe identifikuan shkakun e vdekjes së saj si mbytje.
Thomas u arrestua një ditë pasi trupi i saj u gjet. Ai fillimisht u ka thënë hetuesve se e kishte gjetur të vdekur dhe e kishte copëtuar trupin e saj në dhomën e tyre në lavanderi.
Thomas tregoi “një nivel dukshëm të lartë të energjisë kriminale, mungesë ndjeshmërie dhe gjakftohtësie pasi vrau gruan e tij” dhe u përpoq t’a mbulonte atë, thanë prokurorët në përditësimin e së mërkurës.
Joksimovië u kurorëzua në konkursin Miss Veriperëndimor i Zvicrës dhe në vitin 2007 ishte finaliste për Miss Zvicra, sipas 20 Minuten.
Më vonë ajo drejtoi biznesin e saj si trajnere në pasarela dhe mentoroi modelin Dominique Rinderknecht për konkursin Miss Universe në 2013./ DailyMail



