Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ryanair mbyll bazën në Berlin dhe përgjysmon fluturimet, zhvendos avionët drejt BE-së me kosto më të ulët

    Aksident fatal në superstradën Fushë Krujë-Milot, një i vdekur dhe dy të plagosur

    Hegseth: Ngushtica e Hormuzit është më shumë luftë e Evropës sesa e SHBA

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tragjedia te “Fan Noli”/ Rama njofton: Shumë shpejt do kemi kamera inteligjente në çdo cep

    November 20, 2024
    Tragjedia te "Fan Noli"/ Rama njofton: Shumë shpejt do kemi kamera inteligjente në çdo cep

    Kryeministri Edi Rama përgjatë fjalimit të tij në lidhje me vrasjen e Martin Canit nga bashkëmoshatarii tij, Mario Përlleshi, njoftoi se do të nisin zbatimin e planit për monitorimin e shkollave, rrugëve dhe vendeve të tjera.

    Rama më tej u shpreh se shkollat dhe klasat do të jenë të monitoruara me kamera inteligjente.

    Sipas tij, prindërit do të mund të kontrollojnë fëmijët e tyre për çdo situatë, teksa ky plan parashikon të parandalojë situata të ndryshme.

    “Jemi duke punuar intensivisht për ngritjen e një sistemi digjital për kontrollin e shkollave, me kamera inteligjente në çdo rrugë dhe rrugët e qytetit. Po punojmë për këtë projekt me qeverinë. Në rritjen e sigurisë dhe rezultatet mbresëlënëse për rritjen e sigurisë dhe uljen e bullizimit nëpër shkolla, së shpejti do ta prezantojmë publikisht dhe do të nisim punën për zbatimin e tij që synojmë ta mbyllim në harkun e 20 muajve, ndërkohë që hap pas hapi shkollat do të pajisen me këtë sistem. Prej disa vitesh kemi ndaluar hyrjen e telefonave në shkollë, me punonjësit e sigurisë dhe psikologët, që kanë sjellë rezultate por me mbikëqyrjen e klasave dhe shkollave, prindërit do të mund të shohin çdo gjë që duan për fëmijët e tyre. Tragjedia e 14-vjeçarit, e familjes së tij dhe shkollës është shumë e madhe për tu futur në një pseudo sherr që dëmton përditë dhe përnatë. Kjo tragjedi duhet të na bashkojë si prindër dhe qytetarë për të kuptuar se secili prej nesh do të duhet. I cili nis brenda mureve të shtëpisë dhe vazhdon brenda mureve të shkollës. Për ata që derdhin lot krokodili, janë lëvrues dhe nxitës të dhunës duke përfshirë edhe vetë sallën e parlamentit që është një shkollë e hapur dhune dhe nxitje të dhunës. Unë jam i vetëdijshëm që në pjesën time të frontit të bëjmë së bashku të gjitha gjërat e mundura për të lehtësuar presionin hatashëm të rrjeteve sociale. Pres reagimet në lidhje me qasjet që duhet të kemi ndaj Tik Tok, Snapchat ose të dyjave bashkë. Janë dy burimet më pjellore të çoroditjes dhe nxitjes së dhunës dhe të akteve të bullizmit deri edhe tragjedisë si kjo e fundit, nga e cila duhet me patjetër të gjithë së bashku të dalim si shoqëri dhe shtet me një përgjigje sa më efektive”, deklaroi Rama.

     

    kamera inteligjente rama tragjedia te Fan Noli
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ryanair mbyll bazën në Berlin dhe përgjysmon fluturimet, zhvendos avionët drejt BE-së me kosto më të ulët

    April 24, 2026

    Aksident fatal në superstradën Fushë Krujë-Milot, një i vdekur dhe dy të plagosur

    April 24, 2026

    Hegseth: Ngushtica e Hormuzit është më shumë luftë e Evropës sesa e SHBA

    April 24, 2026

    Aksident në Lezhë-Milot, kamionçina përplas motorin, plagoset drejtuesi

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.