Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu në një ndërtesë të lartë banimi në Hong Kong është rritur në 159 persona. Nga këta, 140 janë identifikuar: 91 gra dhe 49 burra, me moshat që variojnë nga 1 deri në 97 vjeç. Autoritetet paralajmërojnë se shifra mund të rritet, pasi janë gjetur mbetje të dyshimta njerëzore që do t’i nënshtrohen analizës mjeko-ligjore.
Zjarri i së mërkurës së kaluar ishte më vdekjeprurësi në Hong Kong në dekada, duke shkatërruar pesë nga shtatë kullat e kompleksit Wang Fuk Court në lagjen Tai Po dhe duke detyruar mijëra banorë të evakuohen.
Si pjesë e hetimeve për korrupsion dhe përdorimin e materialeve të pasigurta në rinovim, policia ka arrestuar gjashtë persona të tjerë dhe premton se do të ndjekë penalisht të gjithë përgjegjësit për tragjedinë.


