Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Google nënshkruan marrëveshje me Pentagonin për përdorimin e AI në misione të klasifikuara

     U arrestua në Brazil, ja si ka ndryshuar Ervin Mata që nga fotoja e fundit

    Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet e reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Vetëm “Po” do të thotë “Po”, votim në Parlamentin Evropian

    April 28, 2026

    Parlamenti Evropian voton të martën (28.04.) për një përkufizim të unifikuar penal të përdhunimit. Deri tani, në mbarë Evropën kanë ekzistuar standarde të ndryshme.

    Për Maria Noichl, deputete e SPD‑së në Parlamentin Evropian, çështja është shumë e qartë: “Përdhunim nuk është vetëm atëherë kur gruaja ka bërtitur me zë të lartë ‘Jo’, por – dhe kështu dëshirojmë që kjo të vendoset si bazë në të ardhmen – përdhunim është gjithmonë atëherë kur nuk ka një konsensus të qartë.”

    Sepse: “Vetëm ‘Po’ do të thotë ‘Po’” – ky është thelbi i nismës me të cilën Parlamenti Evropian dëshiron ta nxisë Komisionin që të paraqesë propozime konkrete për një përkufizim të unifikuar dhe ligjërisht të detyrueshëm të përdhunimit në të gjithë BE‑në. Një përpjekje e parë, rreth tre vjet më parë, dështoi. Tani është pikërisht koha e duhur për një përpjekje të re, mendon socialdemokratja Noichl. “Gjithnjë e më shumë debate, rasti i Gisèle Pelicot nga njëra anë, por edhe raste në Gjermani, na tregojnë se grupe burrash madje e shfrytëzojnë me vetëdije faktin që gratë nuk janë në gjendje të mbrohen, për të kryer përdhunime.”

    Dallime të mëdha brenda Evropës

    Në shumë vende evropiane tashmë vlen parimi “Vetëm ‘Po’ do të thotë ‘Po’”. Pioniere ishte Suedia në vitin 2018; ndërkohë janë bashkuar edhe vende të tjera të BE‑së: për shembull Italia, Greqia, Danimarka dhe Belgjika. Së fundmi, në vjeshtën e vitit të kaluar, kështu vendosi edhe Franca, pasdëshmive tronditëse të Gisèle Pelicot.

    Nisma e Parlamentit Evropian e shoqëruar me një raport më vete, tregon se sa ndryshon mbrojtja e viktimave të përdhunimit në Evropë, vlerëson eurodeputetja demokristiane Verena Mertens. “Për mua, tani është e rëndësishme të ruhet ekuilibri: nga njëra anë të ketë më shumë mbrojtje për viktimat, por pa e bërë të paqartë ose të vështirë për t’u zbatuar të drejtën penale.”

    Pikërisht këtë – pra frikën se e drejta penale mund të bëhet e paqartë ose e vështirë për t’u zbatuar në një situatë ku ndoshta bëhet fjalë vetëm për deklaratë kundër deklarate – e theksojnë kritikët e nismës. Grupi i PE “Patriotët për Evropën”, grupi i tretë më i madh në Parlamentin Evropian, nuk do të votojë pro saj. Ky është grupi i Rassemblement National të Marine Le Pen dhe i Fidesz‑it të Viktor Orbánit; deputetë gjermanë nuk ka në këtë fraksion.

    Standarde të njëjta edhe si sinjalizim 

    Përdhunimi duhet dënuar, thotë Marieke Ehlers nga Holanda, por një harmonizim evropian i një koncepti juridik nuk është aspak përgjigjja e duhur. “Sigurisht që konsensi duhet të jetë në qendër të kësaj. Por reduktimi i tij në një kërkesë të përhershme, të ngjashme me një kontratë, të çon në një terren juridik që do të ngatërronte edhe profesorin më me përvojë të juridikut”, thotë Ehlers.

    Demokristiania Verena Mertens e sheh si veçanërisht të rëndësishme krijimin e standardeve të njëjta në të gjithë Evropën. Nuk duhet të ketë rëndësi se në cilën anë të kufirit jeton dikush. “Vendimtare është tani që të prekurit, kudo në Evropë, të mund të kenë besim se do të merren seriozisht dhe do të mbrohen.” Kjo, sipas Mertens, është një sinjal i rëndësishëm për shoqërinë – për gratë dhe burrat./DW

    Parlamenti Europian
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Google nënshkruan marrëveshje me Pentagonin për përdorimin e AI në misione të klasifikuara

    April 28, 2026

     U arrestua në Brazil, ja si ka ndryshuar Ervin Mata që nga fotoja e fundit

    April 28, 2026

    Qeveria miraton indeksimin me 6.4% të bazës me të cilën llogariten pensionet e reja

    April 28, 2026

    Masakër në mes të Athinës/ 89-vjeçari qëllon me armë gjahu rojen e Sigurimeve Shoqërore, hyn në Gjykatën e Apelit dhe plagos 4 nëpunëset

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.