Detaje të reja kanë dalë në pah nga tragjedia e ndodhur në disko ku mbetën viktima 59 të rinj dhe 155 të plagosur.
Për rrjedhojë ditën e sotme mësohet se ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është dërguar në paraburgim me pranga në duar si i dyshuar për rastin e Koçanit pasi nga ministria e Ekonomisë dyshohet se është dhënë licencë e falsifikuar për diskotekën PULS.
Mediat vendase bëjnë me dije se kryeprokurori Kocevski ka kërkuar paraburgim për Bekteshin.
Nga ana tjetër, BDI dhe LSDM thonë se rasti nuk duhet të politizohet, por të hetohen të gjitha institucionet që mund të lidhen me rastin në fjalë.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në Koçan ka patur protestë për të kërkuar drejtësi për tragjedinë.
Ndërsa mësohet se dhe nesër pritet të protestohet në ora 18.00 në Qendër të Shkupit.

