Teksa vijojnë protestat në lidhje me tragjedinë e ndodhur në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën të paktën 59 persona, situata në Maqedoninë e Veriut mësohet se është përshkallëzuar.
MNë tej thuhet se qytetarët janë drejtuar para shtëpisë së pronarit të diskotekës për t’i vënë flakën.
Kujtojmë se qytetarët e revoltuar nisën një protestë në sheshin kryesor të qytetit, e cila mori një kthesë të dhunshme, pasi godina e bashkisë është goditur me vezë, por edhe me objekte të ndryshme.
Më pas makina e pronarit të diskotekës është vandalizuar ndërsa biznesi i tij në qendër të qytetit është qëlluar me gurë.
Ajo që vërehet nga pamjet e siguruara është se të shumtë janë adoleshentët po i bashkohen në mënyrë spontane protestave.


