SHBA– Aksidenti ajror që përfudoi në një tragjedi një javë më parë ka prekur të gjithë opnionin publik. Avioni i “American Airlines” u përplas me helikopterin e ushtrisë e për pasojë humbën jetën 64 personat që gjendeshin në bord.
Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar dy punonjës të aeroportit të Washington-it. Dy punonjës që menaxhonin Aeroportin Kombëtar të Washingtonit, janë arrestuar si të dyshuar për publikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë pas përplasjes vdekjeprurëse të avionit javën e kaluar.
Sipas Neë York Post, dy punonjësit e Autoritetit të Aeroporteve Metropolitan Ëashington (MWAA), akuzohen për kopjim të paautorizuar të dosjeve të regjistrimit dhe gjithashtu mund të ndiqen penalisht për akses të paligjshëm në sistemet elektronike.
Të dy personat, 21-vjeçari Mohamed Lamine Mbengue dhe 45-vjeçari Jonathan Savoy, u liruan pasi u ngritën akuza kundër tyre. Problemet ligjore të dy burrave lidhen me videon e siguruar nga CNN javën e kaluar, e cila publikoi momentin tronditës kur një helikopter ushtarak Black Haëk dhe një aeroplan pasagjerësh i “American Airlines”, u përplasën mbi lumin Potomac.
Incidenti tragjik shkaktoi rrëzimin e avionit dhe helikopterit, dhe vdekjen e 67 personave në bord. Videot e publikuara nga mediat amerikane menjëherë pas rrëzimit bënë xhiron e internetit, duke ngritur shumë pikëpyetje se si dy avionët u përplasën në hapësirën ajrore të ngarkuar mbi aeroportin Ronald Reagan./nzherald/Radar.al


