Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Venecia, Itali, ku një 34-vjeçar shqiptar ka humbur jetën disa orë pas një përpjekjeje për shpëtim nga mbytja në pishinën e një hoteli.
Sipas autoriteteve, shqiptari u nxor nga uji nga policia me shenja jete dhe në fillim duket se gjendja e tij ishte stabile. Megjithatë, pas disa orësh në spital, ai pësoi një përkeqësim të menjëhershëm dhe ndërroi jetë.
Hetimet paraprake dyshojnë se viktima mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit ose drogave në momentin e mbytjes. Autoritetet nuk përjashtojnë as faktorë të tjerë, përfshirë probleme shëndetësore ose patologji të mëparshme. Shkaku përfundimtar i vdekjes do të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.


