Një aksident rrugor me pasoja fatale ndodhi në aksin Bajram Curri – Qafë Morinë, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit, I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në vendin e quajtur Kasaj, kur automjeti që drejtohej nga i riu, duke udhëtuar së bashku me pasagjerin R. D., 38 vjeç, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Si pasojë, drejtuesi i mjetit ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri ndodhet në gjendje të rëndë dhe po merr asistencë mjekësore.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


