Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Teori konspirative pas performancës së Shakirës në Kupën e Botës, fansat dyshojnë për një sozi në skenë

    Izraeli kundërshton zhbllokimin e fondeve iraniane, shton presionin ndaj SHBA-së për negociatat me Teheranin

    Probleme me Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në akses

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Trafik ka kudo, por Shqipëria e 3 nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë

    May 21, 2025

    TIRANË– Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë, duke mos justifikuar trafikun e madh që krijohet kudo.

    Sipas Eurostat, në fund të vitit 2023, në Shqipëri qarkullonin 742 mijë mjete aktive, që në raport me popullsinë e rishikuar të INSTAT në Cens 2023 rezulton 306 mjete për 1000 banorë, ose 0.3 mjete për 1 banorë, sipas përllogaritjeve të Monitor. (Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë të popullsisë së vjetër).

    Ndonëse treguesi rritet ndjeshëm pas rishikimit të popullsisë, Shqipëria mbetet e treta nga fundi për numrin e ulët të automjeteve në raport me popullsisë duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut (264) dhe Turqinë (176).

    Serbia ka 362 mjete për 1000 banorë dhe Mali i Zi 389. I gjithë rajoni është i nënmotorizuar në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 550 automjetesh për banorë, apo në raport me Italinë, që renditet e para, me 694 mjete. Në Shqipëri, i vetmi qytet që i afrohet mesatares së BE-së është Tirana, me rreth 500 mjete për 1000 banorë.

    Europa

    Në vitin 2023, në Bashkimin Europian kishte mesatarisht 0.55 automjete për pasagjerë për banor, duke shënuar një rënie prej 0.1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022, sipas Eurostat.

    Normat rajonale të motorizimit (automjete për pasagjerë për 1 000 banorë) shpesh lidhen me kushtet ekonomike, por mund të ndikohen edhe nga rrethana të veçanta. Për shembull, norma rekord e Valle d’Aosta u ndikua nga rregulla të favorshme tatimore.

    Tre rajonet me normën më të lartë të motorizimit në vitin 2023 ishin në Itali: Valle d’Aosta me 2 295 automjete për pasagjerë për 1 000 banorë, Provincia Autonoma di Trento me 1 521 automjete për 1 000 banorë dhe Provincia Autonoma di Bolzano/Bozen me 915 automjete për 1 000 banorë.

    Ndër 10 rajonet me normën më të lartë të motorizimit, 6 ishin në Itali, dhe nga një në Finlandë, Greqi, Holandë dhe Çeki.

    Në anën tjetër të spektrit, rajoni përtej detit i Francës, Mayotte, kishte normën më të ulët të motorizimit me vetëm 83 automjete për pasagjerë për 1 000 banorë, i ndjekur nga rajoni grek i Peloponezit (206 për 1 000 banorë) dhe Guyane franceze (223 për 1 000 banorë).

    Nga 10 rajonet me normën më të ulët të motorizimit, 4 ishin në Greqi, 2 në Francë, 2 në Rumani, dhe nga 1 në Gjermani dhe Austri. Në mënyrë të veçantë, 2 prej tyre ishin zona metropolitane: Berlini (340) dhe Vjena (364).

    Pjesa më e lartë e makinave elektrike: Holanda, Suedia dhe Danimarka

    Rajonet në Holandë dhe Suedi u veçuan ndër rajonet e BE-së për përqindjen më të lartë të makinave elektrike në flotën e përgjithshme të automjeteve për pasagjerë. Pjesa më e lartë u regjistrua në Flevoland të Holandës (17.1%), në Stokholm të Suedisë (10.7%), në Hovedstaden të Danimarkës dhe në Utrecht të Holandës (të dyja me nga 8.6%).

    Ndër 10 rajonet me pjesën më të lartë të makinave elektrike, 5 ishin në Danimarkë, 2 në Holandë, 2 në Suedi dhe 1 në Belgjikë. Në të kundërt, nga 10 rajonet me përqindjen më të ulët të makinave elektrike (afër zeros), 6 ishin në Greqi, 2 në Spanjë dhe 2 në Poloni./Monitor

    numri i makinave ne raport me popullsine raporti Shqiperia Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Teori konspirative pas performancës së Shakirës në Kupën e Botës, fansat dyshojnë për një sozi në skenë

    June 12, 2026

    Izraeli kundërshton zhbllokimin e fondeve iraniane, shton presionin ndaj SHBA-së për negociatat me Teheranin

    June 12, 2026

    Probleme me Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë vështirësi në akses

    June 12, 2026

    PS feston 35-vjetorin, socialistët mblidhen sot në sheshin Italia

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.