Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Trafik droge/ Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjes së shqiptarit të arrestuar në Londër

    September 17, 2025

    KUKËS– Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës ka ekzekutuar urdhrin për konfiskimin e pasurive të familjarëve të Fatjon Dautajt, i cili ndodhet në arrest në Britaninë e Madhe për një sërë veprash penale të rënda.

    Bazuar në njoftimin zyrtar vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë, në kuadër të hetimeve për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Fatjon Dautaj, i arrestuar nga Policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, është gjithashtu në hetim nga Agjencia Kombëtare kundër Krimit në Angli për “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

    Dyshohet se pasuritë e Dautajt dhe të familjarëve të tij janë vendosur nga aktivitete të paligjshme.

    Njoftimi:

    Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

    Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:

    – Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

    – Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe – Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2./Radar.al 

    Fatjon Dautaj Kukës londer
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Iran-SHBA nënshkruan marrëveshjen

    June 18, 2026

    Këmbimi valutor 18 Qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    June 18, 2026

    Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

    June 18, 2026

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.