BEOGRAD– Qeveria e Serbisë, në seancën e nesërme, me propozim të presidentit Aleksandër Vuçiç, do të shpallë të martën, 18 Marsin e 2025, ditë zie në Serbi për shkak të zjarrit në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën 59 persona dhe mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Kryeministri Millosh Vuçeviç dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë diskutuar mëngjesin e sotëm për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një numër i madh i qytetarëve humbën jetën nga zjarri në një diskotekë, pas së cilës u vendos që 18 marsi në Serbi të jetë ditë zie – thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë, transmeton medias vendase./Radar.al
Tr*gjedia me 59 vi*tima/ Maqedonia e Veriut pritet të shpallë 7 ditë zie


