Klubi italian Torino po vlerëson seriozisht mundësinë e transferimit të Kristjan Asllanit nga Interi, me synimin për ta integruar në formacionin 4-3-3 të trajnerit Marco Baroni. Mesfushori i Kombëtares shqiptare kërkon një ambient më stabil për të marrë më shumë minuta loje, dhe Torino duket si një opsion i favorshëm.
Përveç Torinos, edhe Fiorentina dhe Bologna janë të interesuara për shërbimet e Asllanit, me Fiorentinën që mund të aktivizohet sërish në rast të largimit të Rolando Mandragoras. Aktualisht, Torino po shqyrton mundësinë e këtij transferimi, por kontakti zyrtar me Interin ende nuk është bërë.
Drejtori sportiv i Torinos, Davide Vagnati, po punon për të kompletuar skuadrën, me qëllim që ajo të përmirësojë pozicionin në Serie A dhe të synojë kualifikimin në kompeticionet evropiane. Në rast të transferimit, Asllani do të bashkohej me shokun e tij të Kombëtares, Ardian Ismajlin, që gjithashtu luan për Torino.


