Përleshje mes tifozëve të Arsenalit dhe Paris Saint-Germain kanë shpërthyer në Budapest vetëm pak orë para finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa pamjet e incidenteve janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.
Sipas mediave ndërkombëtare, grupime tifozësh të të dy skuadrave u përfshinë në përplasje në qendër të kryeqytetit hungarez, duke detyruar ndërhyrjen e policisë. Autoritetet kanë nisur hetime për identifikimin e personave të përfshirë në incident.
Budapesti po përballet me një nga operacionet më të mëdha të sigurisë në historinë e tij, me rreth 4 mijë efektivë policie të angazhuar për mbarëvajtjen e finales së madhe mes Arsenalit dhe PSG-së në “Puskás Arena”.
Psg and Arsenal fans clashing last night… 👊 https://t.co/JmG59ZzglK
— Football Fights (@Footballfights) May 30, 2026
Autoritetet hungareze druhen se mijëra tifozë pa bileta mund të mbërrijnë në qytet për të ndjekur atmosferën pranë stadiumit, ndërsa numri total i vizitorëve të lidhur me finalen pritet të arrijë në dhjetëra mijëra.
Përgatitjet për sigurinë e finales kanë nisur prej më shumë se një viti, me koordinim mes autoriteteve hungareze dhe homologëve të tyre në Francë, Britani dhe vende të tjera evropiane. Organizatorët kanë marrë masa të shumta për të shmangur incidente të tjera dhe për të garantuar zhvillimin normal të ndeshjes.
Carnage last night as PSG and Arsenal fans brawl in the street… 🇲🇫🏴 pic.twitter.com/84gZSQj22d
— Football Fights (@Footballfights) May 30, 2026
Finalja e Ligës së Kampionëve mes Arsenalit dhe Paris Saint-Germain do të luhet në “Puskás Arena” të Budapestit, në një nga ngjarjet sportive më të ndjekura të vitit në Evropë.


