Dy personat e armatosur që qëndronin të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, Juljan Cumraku dhe Arben Uka, janë dorëzuar pas negociatave me policinë.
Burimet bëjnë me dije se pas përpjekjeve të vazhdueshme, ku përfshihej edhe ndërhyrja e vëllait dhe më pas e motrës së njërit prej të dyshuarve, forcat e rendit arritën t’i bindin ata të dilnin nga banesa.
Operacioni antiterror, i cili po zhvillohej prej orësh, vijon ende për të siguruar zonën dhe për të kontrolluar plotësisht banesën ku ishin strehuar personat e armatosur.


