Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Pas tragjedisë në Maliq, Hita dhe Lamallari mbledhin urgjentisht drejtuesit e policisë në Korçë

    Paqja fiskale, afati drejt fundit/ DPT: Aplikimet do pranohen deri më 5 qershor

    Projektet infrastrukturore, Karakaçi: Më 23 qershor, gati hyrja e Shkodrës! Ura e Bahçallëkut përfundon në dhjetor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Theu arrestin shtëpiak, 38-vjeçari përplaset me policinë në Golem, efektivi qëllon në ajër

    February 25, 2026

    Një incident është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Golem, ku një 38-vjeçar, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, është konstatuar nga policia duke lëvizur i lirë në rrugë dhe më pas ka kundërshtuar me forcë efektivët.

    Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:10, patrulla e Postës së Policisë Golem, gjatë patrullimit në territor, ka ndaluar për verifikim shtetasin A. B., i cili njihej si person me masë sigurie për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Ai ishte i shoqëruar nga familjarë të tjerë në momentin e konstatimit.

    Gjatë verifikimit, punonjësit e policisë i kanë kërkuar shpjegime për thyerjen e masës së sigurisë dhe i kanë komunikuar se do të shoqërohej në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

    Në këtë moment, 38-vjeçari dhe kunati i tij, A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e policisë, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, familjarë të tyre. Për shkak të situatës së tensionuar, një punonjës policie, me detyrë Ndihmësspecialist në Postën e Policisë Golem, ka qëlluar një herë në ajër me armën e shërbimit, me qëllim zbrapsjen e tyre.

    Në ndihmë të patrullës kanë mbërritur edhe shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në kundërshtimin e policisë, si dhe të 38-vjeçarit që kishte thyer masën e sigurisë.

    Veprimet hetimore për rastin po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

    Njoftimi i policisë:

    Rreth orës 19:10, Patrulla e Përgjithshme e Postës së Policisë Golem, bashkë me Ndihmësspecialistin e zonës që ishte i gatshëm, gjatë patrullimit në territor, në Golem, kanë konstatuar në rrugë shtetasin A. B., 38 vjeç, i cili ishte i shoqëruar me persona të tjerë, dhe e kanë ndaluar për verifikim, pasi njihej nga Policia që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

    Punonjësit e Policisë, gjatë verifikimit, i kanë kërkuar arsyen e thyerjes së masës së sigurisë dhe i kanë komunikuar se do të shoqërohej në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

    Shtetasi A. B. dhe kunati i tij, shtetasi A. Sh., 23 vjeç, kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, familjarë të tij.

    Punonjësi i Policisë me detyrë Ndihmësspecialist në Postën e Policisë Golem ka qëlluar me armën e shërbimit, pistoletë, një herë në ajër, me qëllim zbrapsjen e tyre.

    Në ndihmë të punonjësve të Policisë kanë shkuar shërbime të tjera policore, të cilat kanë bërë shoqërimin e shtetasve të përfshirë në kundërshtim të veprimeve të Policisë.

    Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat edhe shtetasi A. B., i cili kishte thyer masën e sigurisë.

    Veprimet hetimore për këtë rast po kryhen nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

    Ndërkohë, është njoftuar edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rastin.

    arrestin shtëpie golem policia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Pas tragjedisë në Maliq, Hita dhe Lamallari mbledhin urgjentisht drejtuesit e policisë në Korçë

    June 4, 2026

    Paqja fiskale, afati drejt fundit/ DPT: Aplikimet do pranohen deri më 5 qershor

    June 4, 2026

    Projektet infrastrukturore, Karakaçi: Më 23 qershor, gati hyrja e Shkodrës! Ura e Bahçallëkut përfundon në dhjetor

    June 4, 2026

    Bordi rrit çmimin e naftës, ja me sa do shitet benzina

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.