SHBA-Këtë të martë të 5 Nëntorit në SHBA, amerikanët votojnë për të zgjedhur presidentin që do t’i drejtojë për 4 vitet e ardhshme. Por në mediat e huaja shkruhet se filmi vizatimor i famshëm “The Simpsons” ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA në një seri mbi 20 vjet më parë.
Por tashmë ka një fitues nëse ‘The Simpsons’ arrin vërtetë të “godasë” me këtë parashikim.
Kjo seri është transmetuar në vitin 2000, episodi i sezonit 11 i titulluar “Bart to the Future” është cituar gjerësisht në të kaluarën, duke iu referuar rritjes së Trump në pushtet dhe mandatit përfundimtar si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara nga 2017 deri në 2021.
Ndërkohë fokusi kryesor është diçka që Lisa vesh. Personazhi i Lisës shfaqet e veshur me një kostum lejla teksa zgjidhet si presidentja e ardhshme, pas një mandati katastrofik me Trump në këtë pozicion.

Si presidente, Lisa thotë: Siç e dini, ne trashëguam një krizë buxhetore nga Presidenti Trump.
Ndërkohë që kjo po ndodh, ajo mban veshur një kostum lejla shumë të ngjashëm me atë të Harris kur Joe Biden u inaugurua si Presidenti i 46-të në janar 2021.
Duke u bërë zëvendëspresidente në atë kohë, ajo ishte e veshur në vjollcë pothuajse tamam si Lisa./thelondoneconomic/Radar.al



Kur do të shpallet rezultati se kush i ka fituar zgjedhjet në SHBA?


